REZERVONI
1
Apr, 2023
2
Apr, 2023
Created with Sketch. 1 Created with Sketch.
Të rritur
Created with Sketch. 0 Created with Sketch.
Fëmijë

Miresevini ne hotelin tonë

Hotel Sole është një hotel me 4 yje që ndodhet në qytetin e Sarandës.

Hotel Sole përbën një destinacionin apsolut për pushime në qytetin bregdetarë të Sarandës. Larg «zhurmës» së qytetit, hoteli jonë i shërben nevojave të familjeve, çifteve dhe miqve, biznemenëve dhe udhëtarëve nga e gjithë bota, që dëshirojnë të shijojnë pushime ose një fundjavë në qytetin e mrekullueshëm të Sarandës.

Hotel Sole ofron një qëndrim të mrekullueshëm për çdo person që do të përfitoj çdo sekond të pushimeve të tij. Me komoditet të jashtëzakonshëm, dhe me një pamje fantatsike të Sarandës, hoteli përbën zgjedhjen e duhur për pushime të paharrueshme.

Vëndodhja e Hotelit , përbën një zgjidhje ideale për të gjithë turistët që dëshirojnë të explorojnë Shqipërinë jugperëndimore. Ndodhet 3 km nga qëndra dhe porti i Sarandës, 11 kilometra nga fshati turistik i Ksamilit, 15 kilometra nga parku arkeologjik i Butrintit dhe rreth 23 kilometra nga Syri i Kaltër.

Gjithashtu për ata që nuk preferojnë levizjet e shumta, hoteli ofron mundësinë për të pushuar brënda ose afër ambjeteve të tij. Hoteli ka pishinë si dhe ndodhet disa metra larg detit.
Hotel Sole përbëhet nga 12 dhoma luksoze si dhe një suitë. Çdo dhomë ka ballkonin e saj personale, me një pamje të mrekullueshme nga qyteti i Sarandës. Dhomat janë të pajisura me air të kondicionuar, WiFi, mini bar, televizor me programe satiltore tualet personale etj

Personeli jonë, përbëhet nga profesionist , të cilët do ju garantojnë një qëndrim të këndëshëm dhe komod.

Hotel Sole ofron mengjes me shije tradicionale shqiptare dhe mesdhetare.

Ambjentet dhe shërbimi jonë ju garanton se do ju bëj të shijoni çdo moment të pushimeve tuaja në Sarandë.
Jeni të mirëpritur